Vetëm njerëzit e vaksinuar ose ata që kanë fituar imunitet nga Covid-19 do të jenë në gjendje të shkojnë për pelegrinazh në Mekë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Muaji i Ramazanit fillon në mes të prillit, transmeton portal arbresh.info
Autoritetet kanë theksuar se do të lejojnë vetëm “personat e imunizuar” nga koronavirusi që të bëjnë pelegrinazh ose lutje në Xhaminë e Madhe në Mekë në fillim të Ramazanit.
Ata individë bien në tre kategori, ata që morën dy doza të vaksinës, ata që morën vetëm një dozë 14 ditë më parë dhe ata që u shëruan nga koronavirusi, thanë autoritetet.
Një pelegrinazh mund të kryehet gjatë gjithë vitit, ndryshe nga haxhi që është një herë në vit.
Për shkak të pandemisë, pelegrinazhi është ndërprerë në mars të vitit 2020.
Në fillim vetëm 6 mijë sauditë dhe të huaj që jetojnë në Arabinë Saudite janë lejuar të shkojnë në Xhaminë e Madhe për lutje ditore.
Besimtarët e huaj lejohen të vijnë nga 1 nëntori, por Ministria e Shëndetësisë zgjedh vendet në varësi të zhvillimit të pandemisë.
Në Arabinë Saudite janë raportuar më shume se 390 mijë raste me Covid-19 dhe më shumë se 6,700 vdekje.
Nga 34 milionë banorë, më shumë se pesë milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit./arbresh.info/
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...