Vetëm 48 orë pasi u përfshi në një aksident automobilistik, Duka i Edinburg, Princi Philip, është parë duke drejtuar makinën pa rrip sigurimi.
97-vjeçari ishte fotografuar duke drejtuar pa rrip sigurimi një automjet të ri Land Rover, njofton BBC. Policia është vënë në dijeni të fotografive, kishte marrë masat e nevojshme dhe ka folur me Dukën duke i dhënë këshillat e nevojshme.
Një zëdhënës policie tha se kjo është një procedurë standarde kur denoncohen imazhe të tilla në shkelje të ligjit.
Siç shton më tej BBC, sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar, shoferi dhe pasagjerët janë të detyruar të vendosin rripin e sigurimit.
Në rast të kundërt, polici i vendos gjobë 100 paund. Nëse çështja shkon në gjykatë, gjoba mund të shkojë deri në 500 paund. Por, shoferëve nuk iu ulen pikët në rastet kur gjobiten për mosvendosje të rripit.
Në fakt, gjithçka ndodhi vetëm 48 orë pasi Princi Philip u përfshi në një aksident rrugor në Sandringham, ku u përplas me një automjet tjetër.
Duka nuk pësoi lëndime, edhe pse automjeti i tij u përmbys.
Kurse, nga makina tjetër, Emma Fairweather theu dorën, dhe për The Mirror ajo ka thënë se Princi Philip nuk i ka kërkuar as ndjesë. “Unë jam me fat që jam gjallë dhe ai madje nuk ka kërkuar as ndjesë. Prisja më shumë nga Familja Mbretërore”,- tha ajo.
Megjithatë, Emma shtoi se kishte marrë vetëm një telefonatë nga një oficer policie ndërlidhës, i cili i tha se Mbretëresha Elizabeth dhe Duka i Edinburg dëshironin të pyesnin për të. Por, sipas saj, kjo nuk është ndjesë.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare