Vetëm 9 përind e anglezëve duan që jeta t’i kthehet normales pasi të ketë mbaruar shpërthimi i pandemisë, sugjeron studimi i fundit.
Njerëzit kanë vërejtur ndryshimë të rëndësishmë gjatë izolimit, duke përfshirë ajrin më të pastër, komunitet më të fortë dhe kafshët e egra që bëjën jetë më të rehatshmë, transmeton portal arbresh.info
Më shumë gjysma e personave të anketuar, rreth 4,343, që morrën pjesë në sondazhin e YouGov shpresojnë që të bëjnë ndryshimë me jetën e tyre, pasi kanë mësuar shumë nga kriza e pandemisë.
42 përqind e pjesëmarrësve thanë se vlerësojnë ushqimin dhe gjërat esenciale, ndërsa 38 përqind thanë se kanë gatuar më shumë gjatë kësaj periudhe.
Sondazhi zbuloi se 61% e njerëzve po shpenzojnë më pak para dhe 51% vunë re ajër më të pastër jashtë, ndërsa 27% mendojnë se ka më shumë kafshë të egra.
Dy të pestat thanë se ekziston një ndjenjë më e fortë e bashkësisë në zonat e tyre që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë, ndërda përkundër masave 39% thonë se po rrinë me shumë me miqtë dhe familjen.
Profesori Tom MacMillan nga Universiteti Royal bujqësor, dhe drejtuesi i kërkimit për komisionin e RSA, tha: “Këto të dhëna tregojnë se ka një oreks të vërtetë për ndryshime, dhe që kombi të mësojë nga kjo krizë. Njerëzit janë duke provuar gjëra të reja dhe duke parë dallimet, në shtëpi, në punën e tyre dhe në komunitete”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...