Google ADS

Vetë-izolohet kryeministri kanadez Justin Trudeau, bashkëshortja ka simptoma të COVID-19

17:57 | 12 Mars 2020
Arbresh.info

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është vetë-izoluar për shkak të frikës nga koronavirusit, bën të ditur zyra e tij.

Bashkëshortja e Trudeau, Sophie Gregoire-Trudeau, nisi të shfaqte simptoma të lehta të sëmundjes pasi foli në një ngjarje në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton portali arbresh.info.

Çifti po qëndron në shtëpi derisa të dalin rezultate e testeve. Trudeau nuk po shfaqë ndonjë simptomë.

Aktualisht ka rreth 103 raste të konfirmuara të koronavirusit në Kanada.

Sipas këshillës së mjekut të tij, ai po vazhdon aktivitetet e përditshme ndërsa monitoron shëndetin e tij, por “nga një bollëk e kujdes” ai po punon nga shtëpia, thuhet në deklaratë.

Trudeau ishte planifikuar të zhvillonte takime gjatë dy ditëve të ardhshme në Otava me kryeministrat e krahinës dhe liderët e Kombeve të Para.

Ato takime janë shtyrë.

Aktualisht ka afro 103 raste të konfirmuara të koronavirusit në Kanada, në provincat e Kolumbisë Britanike, Ontario, Alberta, Quebec dhe Manitoba. Ka pasur një vdekje të lidhur me sëmundjen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme