Vërshimet në Jordani marrin jetët e 14 nxënësve

19:53 | 25 Tetor 2018
Arbresh.info

Ministri i mbrojtjes civile në Jordani ka thënë që 14 persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë lënduar si pasojë e shirave të stuhishëm që morën një autobus me nxënës dhe mësues gjatë një udhëtimi në afërsi të Detit të Vdekur.

Ghazi al-Zaben thotë se 21 të tjerë në ekskursionin shkollor janë shpëtuar gjatë pasdites të së enjtes, transmeton portali arbresh.info.

Agjencia zyrtare e lajmeve Petra thotë se 37 nxënës, së bashku shtatë të rritur, ishin në një turne në afërsi të Detit të Vdekur kur shirat e mëdha shkaktuan vërshime të shpejta në zonë.

Një operacion madhor shpëtimi që përfshinte helikopterë dhe trupa ushtarake ishte duke u zhvilluar.

Spitalet në zonat në afërsi janë vënë në gatishmëri të lartë.

Një zyrtar i mbrojtjes civile u citua në televizionin shtetëror duke thënë se numri i viktimave pritej të rritet.

Petra thotë se kryeministri i Jordanisë Omar Razzaz ishte në vendin e ngjarjes për të mbikëqyrur misionin e shpëtimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme