Vërshimet e reja në Jordani kanë marrë jetët e njëmbëdhjetë njerëzve dhe kanë detyruar rreth katër mijë turistë të evakuohen nga qyteti antik i Petras.
Ekipet e shpëtimit dhe helikopterët janë duke kërkuar pesë persona makina e të cilëve u mor tutje në Madaba, jugperëndim të kryeqytetit, Amman, transmeton portali arbresh.info.
Rrebeshi i shiut gjithashtu shkaktoi gjendje emergjente në qytetin bregdetar të Aqabas.
Vetëm dy javë kanë kaluar qëkur 21 njerëz, shumica prej tyre fëmijë, u mbytën në vërshimet në zonën e Detit të Vdekur.
Një zëdhënëse e mbrojtjes civile i tha agjencisë së lajmeve AFP të premten se një fëmijë ishte në mesin e atyre që humbën jetën nga përmbytjet në rajonin e Dabës, në jug të Ammanit.
Një rrugë kryesore që lidh kryeqytetin me jugun e vendit u ndërpre gjithashtu, shtoi ajo.
Në Petra, ujërat e përmbytjeve në disa zona u rritën në 4 metra, njoftoi TV shtetëror. Pamjet treguan njerëzit në rrugën kryesore të qytetit duke u përpjekur të qëndronin larg ujit.
Turistët e evakuuar u dërguan në zona të sigurta, tha zëdhënësja e qeverisë, Jumana Ghunaimat.
Jordania ka vuajtur disa javë të shiut të rëndë. Kishte një protestë publike muajin e kaluar pasi 18 fëmijë në një udhëtim në shkollë u zhdukën, duke çuar në dorëheqjen e ministrave të arsimit dhe turizmit të vendit./Arbresh.info/
Mbappe i kthehet Realit kundër Pachuca-s
Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrej...
Begaj pret Këshillin Koordinues të Diasporës: Vota juaj ësht...
Jakup Krasniqi pati sot një vizitore të veçantë në Hagë, tak...
Estonezët të shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës dhe rajoni...
Mickoski në takim me Kallas: Maqedonia meriton të ecë përpar...