Vërshimet në Indi shkaktojnë 73 viktima

17:22 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Vërshimet e shkaktuara nga shirat e vazhdueshëm në jug të Indisë kanë lënë të paktën 73 të vdekur, kanë mbyllur aeroportin dhe zhvendosur më shumë se 85 mijë njerëz, njoftojnë zyrtarët.

Qeveria ka thënë se shumë prej atyre që kanë vdekur janë shtypur nga rrënojat e shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut, transmeton portali arbresh.info.

Aeroporti Ndërkombëtar i Cochin, një nga më të frekuentuarit në Indi është mbyllur deri më 18 gusht për shkak të pistës së përmbytur.

Departamenti meteorologjik i Indisë ka lëshuar alarm të kuq në shtet.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar, kurse qeveria federale ka dërguar forca shtesë për të ndihmuar autoritetet lokale.

Kerala ka 41 lumenj që derdhen në detin arab./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme