Google ADS

Vërshimet në Indi, humbin jetën 46 persona

08:44 | 20 Tetor 2021
A. B.

Rreth 46 persona kanë mbetur të vdekur nga vërshimet që u shkaktuan nga reshjet e dendura në rajonin verior indian, Uttarakhand.

Në disa pamje që u bën virale në internet shihen rrugë të vërshuara, shtëpia të rrethuara nga uji dhe ura të rrëzuara, shkruan BBC, transmeton arbresh.info

Ekspertët thonë se rajoni që ndodhet në Himalaje dhe është i popullarizuar për turistët po i pëson efektet e dyfishta të ndryshimeve klimatike dhe ndërtimeve të shumta.

Vërshimet e kanë prekur edhe rajonin jugor, Kerala, ku së paku 26 njerëz kanë vdekur në ditët e fundit.

Sipas departamentit indian të motit, të dyja rajonet kanë shënuar reshje të shumta këtë vit.

Nilesh Bharne, zyrtar i lartë policor, tha se në zonat e prekura nga vërshimet janë duke vazhduar përpjekjet për shpëtim.

Ndryshe, agjencia për menaxhimin e fatkeqësive deri më tani ka angazhuar 16 ekipe, që raportohet se kanë shpëtuar 300 persona. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme