Numri i vendeve që do të preken nga përmbytjet në mbarë botën mund të trefishohet brenda 15 viteve, thonë analistët.
Sipas Institutit Botëror të Burimeve, ndryshimet e klimës dhe rritja e popullsisë janë faktorët kryesorë që po shkaktojne këtë zgjerim të përmbytjeve.
Kostoja vjetore e dëmeve në zonat urbane mund të arrijë mbi 1.3 miliardë euro.
IBB thotë gjithashtu se kjo është analiza e parë mbi rreziqet aktuale që vijnë nga përmbytjet për të gjithë botën.
Sipas studimit, rreth 20 milionë banorë të globit janë në rrezik nga vërshimi i ujërave, që mund t’i kushtojë GDP-së rreth 90 miliardë euro, kurse sipas vlerësimit të ri, vetëm në 15 vjet këto shifra mund të rriten deri në 50 milionë banorë, ndërsa kostoja e dëmeve të shkojë në rreth 470 miliardë euro.
Ndryshimet e klimës dhe zhvillimet social-ekonomike konsiderohen te jenë faktorët kryesorë të këtyre ndryshimeve.
Banka Botërore ka deklaruar se kjo llogaritje do të ndihmojë qeveritë në informimin për zbutjen e dëmeve dhe përmirësimin e strategjive të mbrojtjes.
Kryqi i Kuq pohon se afërsisht gjysma e katastrofave natyrore me të cilat ata janë përballur ishin shkaktuar nga përmbytjet.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...