Shira të mëdha kanë shkaktuar vërshime në juglindje të Francës dhe në veriperëndim të Italisë, duke marrë jetët e të paktën shtatë personave në të dyja anët e kufirit.
Stuhia Alex ka shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe kanë bllokuar rrugët në rajonin malor kufitar në afërsi të Nicës, transmeton portali arbresh.info.
Zonat bregdetare në Rivierën Franceze janë thuajse shkatërruar, me shtrirje të gjata të plazheve të mbushura me mbeturina stuhie.
Ndërkohë, punonjësit e shpëtimit shtuan përpjekjet e tyre të kërkimit mes frikës se deri në 20 njerëz ishin zhdukur.
Të hënën, zyrtarët francezë thanë se tre trupa të tjerë ishin gjetur në fshatrat në veri të Nicës, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend në katër. Të paktën tre persona janë vrarë në Itali.
Nica dhe zona përreth saj panë reshje pothuajse një vjeçare në më pak se 12 orë gjatë fundjavës.
Stuhia Alex, e cila solli erëra të ashpra dhe shi të rrëmbyeshëm, më pas u zhvendos në Italinë veriore ku gjithashtu janë parë reshje rekord./arbresh.info/
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...