Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia janë përballur ditëve të fundit me vërshime, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.
Lumenjtë Una dhe Krushnica, kanë dalë prej shtretërve të tyre.
Në Bosnjë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, në komunat Novi Grad, Kostajnica, Bosanska Krupa dhe Bihaq.
Në Komunën e Novi Gradit nuk do të mbahet procesi mësimor, ashtu sikurse në Obrovac të Kroacisë.
Disa vende është raportuar të kenë mbetur pa energji elektrike.
Disa banorë edhe janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, por shkalla e dëmeve nuk dihet ende.
Në Kroaci, rreth 300 trupa ushtarake janë aktivizuar për t’iu ndihmuar njerëzve në nevojë, kanë thënë autoritetet.
Ekipet është thënë se u kanë dërguar ushqime banorëve të bllokuar në shtëpitë e tyre.
Kryeministri kroat, Andrej Plenoviq ka bërë të ditur se Qeveria do të ndajë fonde për t’iu ndihmuar personave të prekur nga vërshimet./rel
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërg...
Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan R...
Gjendja skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë z...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump