Reshjet e rrëmbyeshme kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në disa qytete në lindje të Tokios, në të cilat jetën kanë humbur së paku nëntë persona, ndërsa dëme të reja materiale janë regjistruar në zonat të cilat ende rikuperohen nga tajfuni i fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të një personi që llogaritet i zhdukur në Chiba dhe një tjetër në Fukushima.
Tetë persona kanë humbur jetën në Chiba, kurse një në Fukushima.
Gjersa shirat dhe ujërat e vërshimeve janë pakësuar, pjesë të Chibas akoma kanë ngelur të përmbytura. Rreth 4.700 shtëpi mbetën pa ujë të pishëm dhe disa shërbime treni u vonuan ose u pezulluan.
Kryeministri Abe Shinzo zhvilloi një takim me forcat emergjente të shtunën në mëngjes dhe bëri thirrje për “përpjekje maksimale në operacionet e shpëtimit dhe ndihmës”. Ai gjithashtu kërkoi riparime sa më të shpejta të energjisë elektrike, ujit dhe shërbimeve të tjera thelbësore për të ndihmuar në rivendosjen e jetës së banorëve të goditur nga katastrofa.
Dy javë më parë, tajfuni Hagibis shkaktoi përmbytje të mëdha dhe la më shumë se 80 njerëz të vdekur në gjithë Japoninë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...