Google ADS

Vërshime në Indi, të paktën 324 të vdekur

09:25 | 18 Gusht 2018
Arbresh.info

Të paktën 324 persona kanë vdekur në shtetin indian të Keralës që nga nisja e sezonit të musonëve në fund të majit.

Në vetëm 10 ditët e fundit, vërshime të reja dhe rrëshqitje të dheut kanë marrë jetët e 164 personave, njoftojnë autoritetet, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/indiannavy/status/1030358272195350528?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1030358272195350528&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.cnn.com%2F2018%2F08%2F17%2Fasia%2Fkerala-flood-death-rise-intl%2Findex.html

Gjysma e këtyre vdekjeve kanë ndodhur në tre ditët e fundit, tha për CNN komisioneri P.H Kurian.

Këto vërshime janë më të këqijat që Kerala ka përjetuar në një shekull.

Numri i të vdekurve është rritur vazhdimisht gjatë javës së kaluar ndërsa punëtorët e shpëtimit përpiqen të arrijnë mijëra njerëz të bllokuar nga përmbytja.

Ushtria, marina dhe rojet bregdetare janë dërguar për të ndihmuar, dhe peshkatarët janë kërkuar të ndihmojnë me përpjekjet e shpëtimit.

Trembëdhjetë rrethet e Keralës mbeten nën alarm të kuq, niveli më i lartë paralajmërues i lëshuar gjatë emergjencave në Indi, sipas Forcës Kombëtare të Reagimit të Katastrofave (NDRF), i cili ka vendosur 53 ekipe në të gjithë shtetin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme