Mot i keq ka përfshirë Greqinë ku shiu ka shkaktuar përmbytje në shumë zona.
Përmbytjet kanë sjellë pamje katastrofike në disa zona në shtetin fqinj, shkruan Associated Press transmeton arbresh.info
Situata është mjaft kritike në Atika, ku janë përmbytur disa shtëpi, ndërsa shkollat janë mbyllur.
Një autobus me pasagjerë mbeti i bllokuar dhe filloi të zhytej në ujë ditën e djeshme, ndërsa pamjet e njerëzve teksa ndihmonin njëri-tjetrin për të dalë nga ujë, janë shpërndarë kudo. Autobusi u zhyt në ujë në Poseidonos në Paleo Faliro, ndërsa udhëtarët në bord formojnë një rresht, ku të kapur për dore, dalin në anë të rrugës, ndërsa uji u arrin deri në gju.
Më shumë se 40 shtëpi dhe biznese janë të përmbytura, ndërsa një stadium u zhduk nga sasitë e jashtëzakonshme të shiut që kanë rënë.
Zjarrfikësit janë në terren duke ndihmuar në evakuimin e qytetarëve, ndërsa kanë bërë apel për kujdes. / arbresh.info/
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë