Google ADS

Vepron Erdogan: Në shtatë zona të Stambollit do të rinumërohen votat

21:59 | 3 Prill 2019
Trina Galanxhi

Komisioni Zgjedhor në Turqi, ka njoftuar sot se do të rinumrohen votat në shtatë nga 39 zonat e Stambollit.

Numërimi i parë zyrtar i votave të zgjedhjeve lokale në Stamboll nxorri fitues kandidatin e opozitës me një epërsi të ngushtë

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Erdogan, e kundërshtoi rezultatin zgjedhor në Stamboll dhe Ankara pasi humbi kontrollin në këto dy qytete kryesore të Turqisë.

Mediat turke kanë njoftuar se kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP), Mansur Yavas ka shënuar fitore të qartë në Ankara, mirëpo rezultati ka qenë aq i ngushtë në Stamboll, sa që të dyja partitë pretendojnë fitoren.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme