Protesta nga më të dhunshmet janë regjistruar në Venezuala gjatë muajit të fundit kundër qeverisë së presidentit Nikolas Maduro. Por nuk ka dyshim se protestat e të mërkurës ishin më të ndyrat.
Veç gurëve, bombave molotov dhe mjeteve rrethanore, protestuesit kanë përdorur për herë të parë në rang global edhe jashtëqitjet për të goditur forcat e policisë. “Ata kanë gaz lotsjellës, ndërsa ne kemi jashtëqitje – shkruhej në një postim në mediat sociale ku promovohej protesta e të mërkurës, jo më kot e quajtur “Marshimi i jashtëqitjes”, transmeton tch.
Arma e re e protestuesve është pagëzuar menjëherë duke përdorur si bazë bombën e famshme molotov dhe ajo quhet bomba ‘Kakatov’. Në mediat sociale, protestuesit udhëzoheshin se si të përgatisnin këtë armë të pistë duke përdorur gota plastike dhe jashtëqitje kafshësh apo njeriu të përziera me ujë, sidomos jashtëqitje bebesh pasi të gjithë e dimë forcën e tyre.
Organizatorët thanë se protestuesit u këshilluan të përdorin vetëm kontenitorë plastikë në mënyrë që forcat policore të poshtërohen dhe të mos lëndohen fizikisht.
Gjithsesi, duket se as kjo nuk është shmangur, pasi mediat raportojnë se në qytete të ndryshme të vendit ku u përdorën bombat kakatov, janë parë shumë agjentë policie që kanë vjellë pasi u goditën.
Venezuelianët protestojnë prej javësh kundër qeverisë dhe gjendjes tejet të rënduar ekonomike në vend dhe sipas tyre, përdorimi i jashtëqitjeve në protestë është një mënyrë mjaft e qartë për t’i treguar autoriteteve se çfarë mendojnë për to.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...