Zyrtarët e zgjedhjeve në Venezuelë thonë se pjesëmarrja në procesin e shumëdiskutuar për ngritjen e një Asambleje të re ishte 41.5 për qind, shifër kjo e kundërshtuar nga opozita.
Sipas koalicionit opozitar 88 për qind e zgjedhësve abstenuan, e kjo është arsye për të mos njohur zgjedhjet. Opozita, ndërkohë, ka apeluar për më shumë protesta të hënën.
Zgjedhjet e së dielës u shënuan nga dhuna, me protesta masive dhe të paktën 10 të vrarë. Presidenti Nicolas Maduro, sidoqoftë, nuk vonoi të shpallte fitoren dhe e quajti procesin votën më të madhe në histori për revolucionin.
Asambleja e re e Venezuelës do të ketë fuqi të rishkruajë Kushtetutën dhe do të dominojë mbi Kongresin e kontrolluar nga opozita. Presidenti Maduro thotë se, kjo është e vetmja mënyrë për të kthyer paqen në vend, pas muajsh të tërë protestash dhe ngërçi politik.
Por, kritikët e cilësojnë atë një përpjekje për të mbërthyer mirë pushtetin. Pavarësisht dhunës, zyrtarët e zgjedhjeve e quajtën procesin një sukses dhe pjesëmarrjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Venezuela është përballur me kritika ndërkombëtare për Asamblenë e re, e të dielën, Shtetet e Bashkuara thanë se do të merrnin në konsideratë mundësinë e sanksioneve të reja, që kanë në shënjestër industrinë e naftës në vend.
Deri më tani, SHBA kanë vendosur sanksione mbi 13 pjesëtarë të qeverisë së Maduros. Departamenti i Shtetit tha se do të ndërmerrte aksione të prera kundër atyre që i quajti arkitektë të autoritarizmit, ndërsa ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley i quajti zgjedhjet të turpshme dhe tha se ato çonin edhe një hap më pranë diktaturës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?