Lideri i opozitës dhe president i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në negociatat me Qeverinë dhe se për opozitën ky process është i kryer.
Guaido në rrjetet sociale shpalli vendimin për tërheqjen e opozitës nga negociatat që mbahen në Barbados me ndërmjetësim të Norvegjisë.
“Regjimi diktatorial i Nicolas Maduro la tryezën e bisedimeve nën pretekste false. Konfirmojmë se procesi negociues ka përfunduar, meqë qeveria 40 ditë refuzon të kthehet në to”, porositi Guaido.
Guaido gjithashtu argumentoi se ishte e pamundur të arrihet një zgjidhje politike me presidentin e Venezuelës, Maduro, si dhe u bëri thirrje qytetarëve në vend dhe diasporë të rrisin presionin për ndryshimin e pushtetit.
Me ndërmjetësim të Norvegjisë në maj filloi procesi negociues në Barbados me qëllim të zgjidhjes së krizës së thellë politike në Venezuelë.
Qeveria e Maduros ndërpreu negociatat në fillim të muajit gusht për shkak të mbështetjes që u dha Guaido sanksioneve amerikane ndaj Venezuelës./AA
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...