Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është zotuar se do të mposhtë “grusht shtetin” kundër sovranitetit të Venezuelës, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Do të mposhtim grusht shtetin i cili ka për qëllim të ndërhyjë në jetën politike, të vendosë sovranitetin e Venezuelës dhe të instalojë një regjim kukullash për interesat e SHBA-ve dhe aleatëve të saj në botën perëndimore”, tha Maduro në një konferencë për media në pallatin presidencial Miraflores në Caracas.
Siç tha Maduro, vendi po përballet edhe me një presion të mediave ndërkombëtare të cilat manipulojnë faktet rreth vendit, ndërkohë që bëri thirrje për një dialog kombëtar, i cili sipas tij, mund të ndihmojë Venezuelën.
Ndërkohë, Juan Guaido, kryetar i Asamblesë Kombëtare të cilën e kontrollon opozita dhe njëherësh president i përkohshëm i vetëshpallur tha se demonstratat do të vazhdojnë derisa Maduro të largohet nga posti i tij.
Guaido kërkoi mbështetjen e ushtrisë venezuelase.
Venezuela është përfshirë nga protesta masive të udhëhequra nga opozita që mban shumicën në parlamentin e vendit. Protestat në Venezuelë filluan më 10 janar, në ditën kur Nicolas Maduro dha betimin dhe filloi mandatin e dytë të tij si president i vendit.
Opozita në Venezuelë nuk e njeh pushtetin e presidentit Maduro ndërsa kreu i opozitës së këtij vendi, Guaido, të mërkurën u vetëshpall president i përkohshëm.
Presidenti Maduro nga ana e tij ka akuzuar opozitën se po synon një grusht shteti me përkrahjen e administratës amerikane.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe