Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro po kërkon një mandat të dytë gjashtëvjeçar në zgjedhjet e sotme, që po bojkotohen nga opozita si “kurorëzimi” i një diktatori dhe dënuar nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.
55 vjeçari Maduro, një ish-shofer autobuzi, pritet të fitojë pavarësisht nga një krizë që po rëndohet me mungesa ushqimore dhe rritje inflacioni, ndërsa prodhimi i naftës ka rënë ndjeshëm në një nga vendet që dikur ka qenë një nga prodhuesit kryesorë.
Ish-guvernatori Henri Falcon është rivali kryersor Maduros, por shanset e tij janë dobësuar nga prania e një kandidatit të dytë në garë përballë Maduros, pastori Javier Bertucci.
Një fitore e Maduros mund të sillte si rezultat më shumë sanksione, përfshirë sanksione për naftën nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe më shumë masa nga Bashkimi Evropian dhe Amerika Latine./VoA/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...