Venezuelë, arrestohen dy liderë të opozitës

20:20 | 1 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Pamje dramatike janë shfaqur nga arrestimi i dy liderëve të opozitës në Venezuelë, të cilën u arrestuan më dhunë nga shtëpitë e tyre pas zgjedhjeve të diskutueshme.

Antonio Ledezma dhe Leopoldo Lopez, kritikë të zëshëm të Presidentit Nicola Madura, u nxorrën dhunshëm prej shtëpive të tyre nga shërbimet e inteligjencës, kanë deklaruar familjarët, transmeton portali arbresh.info

Arrestimet janë kryer një ditë pas zgjedhjeve në të cilat u votua për një asamble të diskutueshme.

Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Steven Mnuchin tha se ‘zgjedhjet e paligjshme konfirmojnë se Maduro është një dictator që shpërfill vullnetin e popullit’.

Lopez dhe Ledezma kanë qenë nën arrest shtëpiak kur u kapën nga shërbimi i inteligjencës.

Përkundër zgjedhjeve të papranuara nga bashkësia ndërkombëtare, Maduro ka theksuar se asambleja e re do të fillojë qeverisjën brenda një jave.

Në katër muajt e fundit Venezuela është përballë me protesta të shumta kundër Presidentin Maduro, ku kanë mbetur të vrarë rreth 120 persona dhe gati 2 mijë të tjerë janë plagosur./Arbresh.info

 

Të ngjashme