Venezuelë, 18 të vrarë në një minierë ari ilegale

20:59 | 11 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Të paktën 18 persona janë vrarë në një minierë ari ilegale në jug të Venezuelës, gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë.

Konfrontimi u konfirmua për AP nga një oficer i ushtrisë i cili foli në kushte anonimiteti, transmeton portali arbresh.info

Ai tha se dhuna shpërtheu pasi ushtria udhëtoi në minierën e Cicapra pasi mori informata se një bandë e armatosur po kërcënonte minatorët në atë zonë.

Detaje më të hollëishme nuk janë dhënë, por zyrtarët kanë shtuar se asnjë ushtar nuk ka mbetur i vrarë.

Zyrtari tha se asnjë prej të vdekurve nuk është identifikuar, por se një nga të vrarët besohet të jetë një grua e njohur në vend “shefica”, e cila dyshohet për marrjen në kontroll të zonës pas vrasjes së vëllaut të saj Anderson Rodriguez,  një udhëheqës i dyshuar i bandës i njohur për trajtimin e pamëshirshëm të minatorëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme