Të paktën 18 persona janë vrarë në një minierë ari ilegale në jug të Venezuelës, gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë.
Konfrontimi u konfirmua për AP nga një oficer i ushtrisë i cili foli në kushte anonimiteti, transmeton portali arbresh.info
Ai tha se dhuna shpërtheu pasi ushtria udhëtoi në minierën e Cicapra pasi mori informata se një bandë e armatosur po kërcënonte minatorët në atë zonë.
Detaje më të hollëishme nuk janë dhënë, por zyrtarët kanë shtuar se asnjë ushtar nuk ka mbetur i vrarë.
Zyrtari tha se asnjë prej të vdekurve nuk është identifikuar, por se një nga të vrarët besohet të jetë një grua e njohur në vend “shefica”, e cila dyshohet për marrjen në kontroll të zonës pas vrasjes së vëllaut të saj Anderson Rodriguez, një udhëheqës i dyshuar i bandës i njohur për trajtimin e pamëshirshëm të minatorëve./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...