Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk e përjashton opsionin ushtarak për zgjidhjen e krizës në Venezuelë.
“Ne kemi shumë opsione për Venezuelën, përfshirë atë ushtarak nëse do të jetë e nevojshme”, tha Trump. Trump tha për mediat se vuajtja që po përjetojnë njerëzit në vendin latin është e papranueshme.
“Ne kemi trupa në të gjithë botën, në vende që janë shumë, shumë larg. Venezuela nuk është shumë larg dhe njerëzit atje po vuajnë dhe po vdesin”, shtoi ai.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm venezuelian, Vladimir Padrino reagoi duke e cilësuar sugjerimin e presidentit amerikan “një akt çmendurie”.
Më vonë Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti Nicolas Maduro kishte kërkuar një bisedë telefonike me homologun Trump.
Por selia presidenciale në Uashington është përgjigjur duke thënë se, Trump do të flasë me kënaqësi me zotin Maduro, atëherë kur demokracia të jetë rivendosur në vendin latin.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit