Venezuela do të mbajë zgjedhjet presidenciale deri në fund të muajit prill, ka bërë të ditur Asambleja Kushtetuese në pushtet, duke theksuar se Nicolas Maduro “do të triumfojë mbi një opozitë të ndarë”.
55-vjeçari Maduro, që dikur punonte si shofer autobusi, tha se është gati të kandidojë, nëse e merr miratimin e partisë, transmeton portali arbresh.info
“Unë jam njeri punëtor, një njeri i përulur i popullit”, tha ai para gazetarëve.
“Nëse Partia Socialiste e Bashkuar e Venezuelës beson se unë duhet të jem kandidati për president, atëherë unë jam në shërbimin tuaj”, shtoi ai.
Maduro morri pushtetin në prill të vitit 2013, pasi Chavez ndërroi jetë në zyrën e tij për shkak të sëmundjes nga kanceri./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...