Venezuela ka reaguar ndaj veprimit të SHBA-së e cila i ka dhënë opozitës përdorimin e misioneve diplomatike të Venezuelës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria amerikane i ka dhënë Carlos Vecchio përfaqësuesit të presidentit të vetëshpallur në Venezuelë Juan Guaido kontrollin e disa ndërtesave të misioneve diplomatike që i përkasin Venezuelës me të cilën ka shkëputur plotësisht marrëdhëniet diplomatike.
Qeveria venezuelase reagoi me një deklaratë me shkrim kundër vendimit të SHBA-së me të cilin i dha në përdorim opozitës konsullatën në New York dhe dy ndërtesat e Ministrisë së Mbrojtjes të Venezuelës në Uashington.
“Misionet diplomatike janë pushtuar nga persona që marrin mbështetje të hapur nga Qeveria e SHBA-së dhe të cilët veprojnë si punonjës për interesat e kësaj qeverie”, tha në një deklaratë me shkrim nga llogaria e tij në rrjetet sociale ministri i Jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza.
Gjithashtu në deklaratë duke iu referuar Konventës së Vjenës që përcakton marrëdhëniet diplomatike ndërkombëtare thuhet se “Misioniet diplomatike mund të përdoren vetëm nga përfaqësues diplomatikë të qeverisë së presidentit demokratik dhe kushtetues të Venezuelës, Nicolas Maduro”. Po ashtu në deklaratë nënvizohet se dhënia e ndërtesave në fjalë në shërbim të opozitës është në kundërshtim me Konventën e Vjenës.
Ndonëse marrëdhëniet mes dy vendeve janë shkëputur plotësisht, qeveria venezueliane respekton privatësinë e ambasadës amerikane në Caracas dhe gjithashtu edhe SHBA-ja duhet të tregojë respektin e nevojshëm ndaj misioneve diplomatike të Venezuelës thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Më tej në deklaratë theksohet se qeveria venezuelase rezervon të drejtën për të marrë masat dhe vendimet e nevojshme nëse qeveria amerikane vazhdon këtë qëndrim.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...