Venezuela ka dëbuar ambasadorin brazilian, Ruy Pereire dhe atë të Kanadasë, Craib Kowalik.
Ky veprim u njoftua nga kreu i Asamblesë së Fuqishme të Venezuelës, Delice Rodriguez, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Rodriguez akuzoi Kanadanë për ndërhyrje në punët e brendshme të Venezuelës dhe Brazilin për shkeljen e sundimit të ligjit.
Muaj më parë, Kanada ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të lartë të Venezuelës.
Vendimi për të dëbuar ambasadorin Pereira mund të jetë shkaktuar nga ankesa e fundit e Brazilit se presidenti Nicolás Maduro “ në mënyrë të vazhdueshme po ngacmon opozitën”.
Opozita ka akuzuar Maduro dhe paraardhësin e tij, të ndjerin Hugo Chavez, për shkatërrimin e ekonomisë së vendit me politikat e tyre socialiste.
Venezuela ka një nga normat më të larta të inflacionit në botë dhe për vite ka vuajtur nga një mungesë e mallrave bazë, duke përfshirë ilaçet./arbresh.info/
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...