Venezuela nis stërvitjet ushtarake në përgjigje të kërcënimeve nga Trump

22:17 | 26 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Venezuela ka filluar stërvitjet ushtarake për t’i treguar ‘muskujt’ Donald Trumpit, duke dashur t’i thotë se edhe ‘ajo është aftë të mbrojë vetën kundër agresorit amerikan’.

Në strëvitjet ushtarake do të marrin pjesë 200 mijë trupa dhe mijëra vullnetarë civilë, ka deklaruar ushtria, transmeton portali arbresh.info

Numri i pjesëmarrësve në stërvitje që do të fillojnë nga dita e shtunë do të kalojë mbi 900 mijë, tha Remigio Ceballos, kreu i Komandës Operacionale Strategjike të Venezuelës.

Milicia Kombëtare u krijua nga udhëheqësi i ndjerë, Hugo Chaves, në vitin 2009.

Sipas Ceballos, numri i atyre që dëshirojnë të bëhen anëtarë të milicisë është rritur ndjeshëm pasi që stërvitjet e tanishme u urdhëruan në mesin e gushtit nga Presidenti Nikolas Maduro.

Njoftimi për stërvitje masive erdhi në përgjigjje të Donald Trump, i cili ka deklaruar se Uashingtoni ka përgatitur një sërë masash kundër Venezuelës, ‘përfshirë edhe ato ushtarake nëse është e nevojshme’.

Maduro e ka fajësuar Uashingtonin që po përqitet të destabilizojë vendin dhe që po punon për ta larguar atë nga pozita.

Venezuela është duke u përballur me një krizë të rëndë ekonomike./arbresh.info/
59a1b5abdda4c8c5618b456a 59a1b495dda4c84c618b4567 59a1b564fc7e939d388b4567 59a1b583dda4c8c5618b4567 59a1bf80fc7e934a3e8b4567

Foto: Reutes

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme