Venezuela është goditur nga një ndërprerje tjetër masive e energjisë elektrike, ku kryeqyteti Karakas është në mesin e zonave të prekura.
Mendohet se të paktën 18 nga 23 shtetet e vendit kanë humbur furnizimin me rrymë, transmeton portali arbresh.info.
Ministri i Informacionit Jorge Rodriguez pretendoi se ndërprerja e energjisë ishte shkaktuar nga një “sulm elektromagnetik” dhe zyrtarët po punonin për të rivendosur furnizimin me energji.
Në mars Venezuela u godit nga një sërë shkurtimesh të energjisë, duke përfshirë një të tillë që prek të gjitha 23 shtetet dhe zgjati një javë, duke çuar në mungesa dhe trazira.
Një tjetër ndërprerje në prill zhyti pjesë të mëdha të vendit në errësirë; megjithatë, kjo zgjati disa orë dhe jo me ditë.
Terri sporadik është i zakonshëm në Venezuelë, ku ekonomia ka kolapsuar si pasojë e krizës politik./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...