“Venezuela është duke u përballur me luftë të pazakontë”

21:44 | 21 Prill 2017
Trina Galanxhi

Zëvendës presidenti i Venezuelës, Tareck El Aissami, ka deklaruar se vendi është duke u përballur me një ‘luftë të pazakontë’ që udhëhiqet nga grupet e opozitës që punojnë në bashkëpunim me bandat kriminale.

Ai tha se pretendimet e opozitës se forcat qeveritare janë përgjegjëse për hapjen e gazit lotsjellës gjatë protestave, janë vetëm një përpjekje për të demoralizuar popullin, transmeton portali arbresh.info.

Të paktën 12 persona janë vrarë gjatë protestave të fundit në Venezuelë.

Opozita ka theksuar se nuk e ka ndërmend të ndalojë protestën dhe kanë theksuar se kërkojnë zgjedhje të reja./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme