Qeveria e Venezuelës ka njoftuar se do të dëbojë ambasadorin e Gjermanisë në këtë shtet, Daniel Kriener.
Në një deklaratë të qeverisë, ambasadori, Kriener është shpallur “person i padëshiruar” dhe është akuzuar për “veprime që kanë tentuar të ndërhyjnë në çështje të brendshme”.
Kriener ka vetëm 48 orë për t’u larguar nga Venezuela, ka thënë transmetuesi gjerman, Tagesschau.
Ai ka qenë në mesin e diplomatëve që kanë ndihmuar liderin opozitar, Juan Guaidó që të kthehet në Venezuelë, duke e takuar atë të hënën në aeroport.
SHBA sanksionon subjektet e huaja që financojnë Maduron
Guaidó ka sfiduar një ndalim për hyrje në Venezuelë dhe fillimisht pritej që ai mund të arrestohet.
Mirëpo kur ka arritur në aeroportin kryesor të Karakasit, ai ka kaluar përmes departamentit të imigracionit dhe një grup i diplomatëve kanë mirëpritur atë.
Më herët gjatë ditës, zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe një numër i shteteve të Amerikës Latine kanë paralajmëruar Qeverinë e Venezuelës që të mos arrestojë apo dëmtojë Guaidon.
Pakënaqësitë në Venezuelë kanë shpërthyer si pasojë e keqmenaxhimit të ekonomisë si dhe supozimeve për abuzime me të drejta të njeriut./Rel
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media