Rreth tre të katërtat e Venedikut u përmbytën pasi era e fortë ngriti nivelin e ujit në 156 centimetra, thanë zyrtarët.
Qyteti është i famshëm për përmbytjet kur erërat e fuqishme sjellin ujin nga laguna dhe niveli i ujit të sotëm është më i larti që nga dhjetori 2008, njofton AP.
Herën e fundit niveli i ujit arriti në 160 centimetra në dhjetor 1979.
Kryebashkiaku i Venedikut, Luigi Brunjaro, tha se një seri barrierash ishin ngritur në lagunën e quajtur Moisiu dhe të cilat duhet të parandalonin përmbytjet.
Sipas tij, ky projekt është planifikuar për një kohë të gjatë dhe ai gjithashtu kërkoi një diskutim urgjent me kryeministrin Juseppe Konte për t’i treguar atij rëndësinë e projektit që do të parandalonte ngritjen e nivelit të detit.
Pavarësisht nga përmbytjet, një maratonë është mbajtur sot në Venedik dhe në një numër fotografish të publikuara në internet, garuesit shihen duke vrapuar nëpër rrugët e përmbytura.
Jo vetëm në Venedik, por në të gjithë Italinë, një paralajmërim për përmbytje është në fuqi për shkak të reshjeve të mëdha, dhe problemi është përkeqësuar për shkak të ngritjes së shtretërve të lumenjve.
Guvernatori i rajonit Veneto, Luka Zaja, tha se përmbytjet mund të arrinin nivelin e vitit 1966, kur më së keqi ishin prekur Venediku dhe Firenca.
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...