Google ADS

Venecia, vidhen bizhuteritë indiane me vlerë miliona dollarësh

22:19 | 3 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një vjedhje që të kujton filmat “Ocean Eleven”, se “Tintin adventure” është kryer në një ekspozitë në Venecia.

Një koleksion me vlerë miliona dollarësh është vjedhur nga një ekspozitë në Pallatin Doge në Venecia, transmeton portali arbresh.info

Stolitë janë vjedhur nga dy burra, të cilët ende ndodhen në arrati.

Vlera e deklaruar e sendeve të vjedhura në format doganore ishte vetëm rreth 30,000 euro, por në realitet ato kanë vlerë me miliona dollarë, thanë burimet e policisë italiane.

Ekspozita me titullin “Thesaret e Mughalit dhe Maharajahs” shfaqi rreth 300 objekte që përfshinin pesë shekuj të zejtarisë indiane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme