Rusia tha se ka vendosur sistemin për mbrojtje raketore S-400 në Serbi për stërvitjen ushtarake “Mburoja sllave 2019”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kjo është hera e parë që sistemi S-400 do të përfshihet në një stërvitje ushtarake në territorin e një shteti të huaj, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Stërvitja ushtarake ruso-serbe “Mburoja sllave 2019” mbahet për herë të parë në histori.
Stërvitja do të përfshijë dy faza, ku faza e parë është mbajtur në shtator në rajonin rus Astrakhan, ndërsa faza e dytë ka filluar në Serbi më 23 tetor me vendosjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake, që do të përfundojë më 29 tetor.
Qëllimi i stërvitjes, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, është që “të ushtrojnë detyrat për zbulimin, shoqërimin, klasifikimin dhe shkatërrimin e të gjitha llojeve të objektivave ajrore të një armiku të simuluar”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...