Portugali ka vendosur që të bëjë lehtësim të masave të marra kundër koronavirusit për shkak të festave të fundvitit me qëllim të lëvizjes së lirë të qytetarëve për të vizituar shokë dhe familjarë.
Mirëpo lehtësimi i masave nuk do të zgjasë shumë, menjëherë pas Krishtlindjeve masat e tanishme do të hyjnë në fuqi, transmeton arbresh.info
Kryeministri portugez Antonio Costa, ka thënë për gazetarë se ndalesa për udhëtime do të largohet nga 23 deri më 26 dhjetor, por lëvizja e portugezëve do të ndalohet sërish në prag të Vitit të Ri, shkruan Reuters.
Nuk do të lejohen festa në rrugë më 31 dhjetor dhe grumbullimet jashtë shtëpive në ambiente të hapura do të lejohen me maksimum 6 persona./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...