Kulla e Eiffelit, njëra ndër monumentet më të famshme në botë, do të rrethohet me rrethoja xhami në bazën e saj në tokë për ta mbrojtur nga sulmet terroriste.
Struktura e lartë 324 metra, të cilën e vizitojnë rreth shtatë milionë vizitorë në vit, ka një rrethojë mbrojtëse nga metali e ndërtuar për kampionatin e futbollit të 2016-ës, transmeton arbresh.info.
Sipas burimeve të zyrës së kryetarit të Parisit, nëse plani aprovohet, do të ndërtohet një mur i lartë prej dy metrave e gjysmë nga xhami rreth kullës.
“Kemi tri qëllime: të përmirësojmë pamjen, ta lehtësojmë qasjen dhe të rrisim mbrojtjen e vizitorëve dhe stafit”, tha Jean-Francois Martins, zyrtarë i shtetit.
Kostoja e projektit do të mbërrijë shumën prej 20 milionë eurove./Arbresh.info
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...
Skena të “nxehta” mes Drilonit dhe Gresës
Abdixhiku zbulon kandidatët e LDK-së për deputetë nga Peja
Goditje e rëndë për Real Madridin – dyshohet se ylli i ekipi...