Kryedemokratët kanë vazhduar të sulmojnë vendimin e Gjykatës së Lartë mbi ndalimin e abortit.
Ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton, përmes një postimi në Tëitter, tha se “ky vendim do të jetojë me turpin”, transmeton portal arbresh.info
“Shumica e amerikanëve besojnë se vendimi për të pasur një fëmijë është një nga vendimet më të shenjta që ekziston dhe se vendime të tilla duhet të mbeten midis pacientëve dhe mjekëve të tyre. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë do të jetojë në turp si një hap prapa për të drejtat e grave dhe të drejtat e njeriut”, shkroi ajo.
https://twitter.com/HillaryClinton/status/1540345482186309632?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1540345482186309632%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.co.uk%2Fnews%2Flive%2Fworld-us-canada-61709865
Edhe ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, tha se vendimi “e vendos partishmërinë përpara precedentit, ideologjinë përpara provave dhe fuqinë e një pakice të vogël përpara vullnetit të qartë të njerëzve”.
Sipas një pjese të madhe të demokratëve, me vendimin mbi abortin, në SHBA do të jenë në kërcënim edhe martesat e të njejtit seks dhe ato me raca të përziera./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...