Vendimi i SHBA-së për të hapur ambasadën në Jerusalem në maj dëmton paqen

12:30 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Uashingtoni do të hapë një ambasadë të re në Jerusalem që u njoh nga Administrata aktuale e Trumpit si kryeqyteti i Izraelit, më 14 maj 2018, datë kjo që do të shënojë 70 vjetorin e themelimit të shtetit hebre, transmeton portali arbresh.info

Ministria e Jashtme turke të shtunën kritikoi anulimin e SHBA për zhvendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem si të dëmshme për paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve.

“Vendimi i SHBA-së për të lëvizur ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Jerusalem në maj shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me statusin e Jerusalemit dhe parametrat e mirë vendosur të OKB-së dhe tregon qëllimin e Shteteve të Bashkuara për të minuar paqen “, thuhet në deklaratën e ministrisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme