Vendimi i Gjykatës Supreme, shtetet republikane në SHBA nisin menjëherë të ndalojnë abortin

13:20 | 26 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Nuk kishin kaluar as 24 orë nga vendimi i Gjykatës Supreme në SHBA që u jep të drejtë shteteve të vendosin nëse duan ta kriminalizojnë abortin apo jo, dhe nëntë prej tyre e kanë vendosur ndalimin. Megjithatë, gjasat janë që brenda muajit të jenë të paktën 26 shtete në të cilat ndërprerja e shtatzënisë do të jetë e ndaluar me ligj.

Sipas raportimit të disa mediave në vend, disa gra të cilat kishin lënë takim për fundjavën u kthyen në shtëpi pasi klinikat u detyruan që të mbylleshin.

Në shtetet ku aborti do të jetë i ndaluar me ligj, ata që kanë mundësi ekonomike mund të udhëtojnë në shtete ku mund ta realizojnë si procedurë. Por, për ata që nuk kanë mundësi ekonomike, tashmë ekziston rreziku që t’u kthehen “abortimeve klandestine” që mund të rezultojnë edhe fatale për jetën.

Të shumta kanë qenë reagimet në SHBA por edhe kudo në botë pas ndryshimeve rrënjësore në ligjet e vendit pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë. Në një reagim pas vendimit, presidenti Joe Biden u shpreh i zhgënjyer se tashmë SHBA është kthyer 150 vite pas me këtë vendim. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme