Kremlini ka akuzuar administratën në largim të Bidenit se i ka hedhur benzinë zjarrit dhe kërkon të përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë.
Duke iu përgjigjur raporteve se Joe Biden e ka lejuar Ukrainën të përdorë armë të prodhuara nga SHBA për të goditur larg Rusisë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një veprim i tillë do të sillte një raund të ri tensioni dhe do të thellonte përfshirjen e SHBA-së në luftë.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, e cila mbart më shumë komente të Peskov, ai tha se Moska e sheh mundësinë që trupat e specializuara perëndimore të nisin sulme me rreze të gjatë kundër saj si rrezikun kryesor, shkruan Sky News.
“Fakti është se këto goditje nuk i kryen Ukraina, këto sulme kryhen nga ato vende që japin leje, sepse shënjestrimi, mirëmbajtja e tjera nuk bëhet nga ushtarakët ukrainas, bëhet nga specialistë ushtarakë nga këto vende perëndimore. “, mësohet të ketë thënë ai.
Ai paralajmëroi se “ky është rreziku dhe provokimi i kësaj situate”./abcnews.al
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...