Vendi i vogël në Europë ka fituar 4 bilionë euro duke e shitur shtetësinë

00:19 | 23 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Qipro ka fituar rreth 4 bilionë euro duke shitur shtetësinë e saj për të huajt, rreth një periudhe katër vjeçare, shkruan The Guardian.

Qipro nisi një program për investimin rreth shtetësisë në vitin 2013. Nga aplikuesit është kërkuar që të shpenzojën rreth 2 milionë euro në prona, stoqe ose obligacione tjera, transmeton portali arbesh.info

Në këmbim të këtyre investimeve, Qipro u ka dhënë nënshtetësi aplikantëve, duke i lejuar ata që të jetojnë dhe të punojnë në vend dhe kudo nëpër vendet e bllokut.

Qipro arriti të shesë së paku 400 pasaporta përmes skemës së krijuar në vitin 2016.

Skemë të njejtë të investimeve kanë edhe vendet tjera, duke përfshirë Portugalinë, Maltën dhe ishujt e ndryshëm të Karaibeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme