Ka një vend që nuk e njeh pandeminë. Është një vend i vogël që ka qenë gjithmonë pa Covid, pavarësisht nga fakti që e gjithë bota është e infektuar. Dhe më e bukura është që nuk është shumë larg nesh. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Bolognola-n, një qytet i vogël në rajonin e Marche që nuk është prekur kurrë nga koronavirusi.
Është një fshat i vogël në malet Sibillini, i njohur për majat e tij dhe për pistat e skive, në provincën Macerata. Ka pak më shumë se 150 banorë, por tërheq shumë turistë, veçanërisht dashamirësit e borës dhe malit. Ajo që shënoi një rekord të tillë është një mister, por mbetet fakti që, deri më sot, kurrë nuk ka regjistruar kurrë një sëmundje ngjitëse.
Për kryebashkiakun, Cristiana Gentili, kishte një bashkëpunim të shkëlqyeshëm midis të gjithëve: administratë, restorante, ambiente akomodimi, qytetarë. Të gjithë kanë bërë pjesën e tyre, duke respektuar rregullat, por, ai e pranon që ishte dhe fat./A2CNN
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës