Oleksandr Usyk ka pranuar se nuk e di se kur do të mbrojë titujt e tij të botës në peshat e rënda, pasi u regjistrua në Forcat për Mbrojtjen Territoriale të Kievit pas sulmeve që Rusia po bën ndaj ukrainasve.
Boksieri ukrainas ka qenë në bisedime me Anthony Joshuan për një rimeç, pasi ai e mposhti britanikun në vitin e kaluar.
Megjithatë, si rezultat i sulmeve ruse ndaj të atdheut të tij që nga java e kaluar, Usyk është kthyer në vendlindje për të marrë armët dhe për të mbrojtur vendin e tij.
Pas ndryshimit të papritur të rrethanave për 35-vjeçarin, i cili ishte në Sheffield javën e kaluar për të promovuar një meç të ardhshëm, ai tani nuk e di se çfarë do të ndodhë.
“Unë me të vërtetë nuk e di se kur do të rikthehem në ring. Vendi im dhe nderi im janë më të rëndësishme për mua sesa një rrip kampioni”, ka thënë Usyk për “CNN”.
Kujtojmë se Usyk nuk është i vetmi boksier i famshëm ukrainas që ka lënë një jetë luksoze për t’i dalë në ndihmë vendit të tij, pasi pjesë e luftës janë edhe vëllezërit, Wladimir e Vitaly Klitschko, si dhe kampioni i trefishtë, Vasily Lomachenko.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...