Vendi me ajrin të ndotur në Europë është…

22:18 | 30 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Dimri është kthyer në Poloni, megjithatë ajri i ndotur vazhdon të mbërthejë vendin, duke ndikuar kështu direkt në shëndetin e njerëzve.

Polonia ka disa nga cilësitë më të këqija të ajrit në Europë, raporton OBSH, transmeton portali arbresh.info

Sipas raportit theksohet se ndotja e ajrit shkaktohet kryesisht nga qymyri që përdoret për të ngrohur njerëzit shtëpitë.

Në BE, cilësia e dobët e ajrit në qytete anembanë Europës është duke shkaktuar shqetësim. Në një deklaratë të kohëve të fundit, komisioneri i Mjedisit i BE Karmenu Vella e quajti ndotjen e ajrit “vrasës të padukshëm”.

Në Europë, ajri i ndotur është duke sjellë shqetësim te njerëzit, pasi një pjesë e banorëve vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, frymarrjes dhe kancerit në mushkëri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme