Komandantët e Forcave Ajrore nga Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka kanë thënë se kanë nënshkruar një letër për të krijuar një mbrojtje ajrore të unifikuar nordike që synon të kundërshtojë kërcënimin në rritje nga Rusia.
Synimi është që të mund të operojmë së bashku, bazuar në mënyrat tashmë të njohura të operimit nën NATO, sipas deklaratave nga forcat e armatosura të katër vendeve.
Lëvizja për të integruar forcat ajrore u shkaktua nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, tha për Reuters komandanti i forcave ajrore daneze, gjeneralmajor Jan Dam.
“Flota jonë e kombinuar mund të krahasohet me një vend të madh evropian”, tha Dam, shkruan AlJazeera.
Norvegjia ka 57 avionë luftarakë F-16 dhe 37 avionë luftarakë F-35 me 15 të tjerë nga këta të fundit me porosi. Finlanda ka me porosi 62 avionë F/A-18 Hornet dhe 64 F-35, ndërsa Danimarka ka me porosi 58 F-16 dhe 27 F-35. Suedia ka më shumë se 90 avionë Gripen.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...