Google ADS

Vendet më të rrezikshme dhe më të sigurta në botë për të udhëtuar në 2024

13:32 | 26 Dhjetor 2023
K.B

International SOS, në hartën e saj të rrezikut 2024, ka renditur vendet bazuar në metrika të ndryshme, duke përfshirë sigurinë, rreziqet shëndetësore dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Kombet afrikane të Libisë dhe Sudanit të Jugut janë cilësuar si vende me rreziqe “ekstreme” të sigurisë, duke pasur pak ose aspak kontroll qeveritar, ligj dhe rend, dhe shërbime qeveritare dhe transport funksionale të dobët.

Vendet me rreziqe “të larta” të sigurisë vuajnë nga protestat që shpesh janë të dhunshme dhe mund të synojnë të huajt.

Venezuela, Pakistani dhe Burma bëjnë pjesë e kësaj kategorie.

Përkundrazi, vendet skandinave janë ndër më të sigurtat. Metrika vlerëson kërcënimet që vijnë si pasojë e trazirave sociale, krahas përhapjes së dhunës dhe krimeve të vogla.

Islanda, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Grenlanda janë klasifikuar të gjitha si vendet më pak të rrezikshme. Zvicra dhe Sllovenia janë gjithashtu ndër vendet me më pak rreziqe sigurie.

Vendet me më pak rreziqe shëndetësore janë SHBA, Kanada, Japoni, Australi dhe Singapor. Qasja në kujdesin shëndetësor gjatë udhëtimit është një shqetësim kryesor për njerëzit, me 60% të udhëtarëve që mendojnë se kjo është kryesorja.

International SOS gjithashtu renditi vendet bazuar në ndryshimet klimatike dhe se si mund të ndikojë në kriza dhe fatkeqësi humanitare. Edhe pse për udhëtarët kjo mund të mos jetë ende një çështje shqetësuese e menjëhershme.

“Ne shohim që këto rreziqe po bëhen më të ndërvarura. Për shembull, përkeqësimi i kushteve klimatike mund të çojë në një rritje të rreziqeve shëndetësore, veçanërisht zhvillimin e sëmundjeve të reja ose një rritje të incidencës së sëmundjeve ekzistuese, “tha Noriko Takasaki, drejtor i sigurisë në International SOS, për CNBC Travel./abcnews.al

Të ngjashme