Duke përdorur të dhënat e kërkimit në Google, studiuesit kanë krijuar një hartë që përfshin destinacionet evropiane të pushimeve më të kërkuara nga banorë të vendeve të ndryshme.
Duke analizuar 12 muaj të dhëna të Google nga 185 vende, studimi identifikoi vendet e pushimeve në Evropë që u kërkuan më shumë duke përdorur fraza si “destinacion + pushime”.
Lista e destinacioneve evropiane më të njohura të CV Villas në mbarë botën e renditi Santorinin si zgjedhjen kryesore në 47 vende, nga Shtetet e Bashkuara dhe Finlanda në Kolumbi, Bolivi, Indi, Australi dhe Zelandën e Re.
Duke komentuar popullaritetin e madh të ishullit grek, CV Villas shkruan se Santorini është i njohur për perëndimet e arta të diellit, temperaturat e ngrohta dhe peizazhet mahnitëse, kështu që nuk është çudi që Santorini renditet aq lart si një vizitë e domosdoshme.
Ibiza zuri vendin e dytë në listë. Ky destinacion i njohur turistik ka qenë një hit për vite me rradhë falë motit përvëlues veror, peizazheve ekzotike dhe plazheve mahnitëse.
E treta në listë është Tenerife, për të cilën CV Villas thotë se ofron “shumë për të eksploruar, duke përfshirë vullkanin famëkeq Mount Teide”.
Një tjetër ishull grek, Korfuzi, gjithashtu u rendit në pesëshen e parë, menjëherë pas ishullit italian të Siçilisë. Më tej në listë, Greqia ruan popullaritetin e saj me destinacione të kërkuara si Kos, Mykonos dhe Kreta që të gjitha shfaqen si vende shumë të kërkuara për pushime evropiane.
Popullariteti i qëndrueshëm i Santorinit
Santorini është një destinacion jashtëzakonisht popullor turistik dhe për arsye të mira. Ishulli u ofron vizitorëve një përzgjedhje fantastike plazhesh, kuzhinë të shkëlqyer dhe, natyrisht, pamje
Pas shekujsh aktiviteti vullkanik, ishulli ka plazhe me rërë të kuqe dhe të zezë, por edhe me guralecë. Në fakt, Santorini ka plazhet më atipike greke për shkak të gjeologjisë së tij.
Plazhi i kuq është më i famshmi në ishull, me rërë të kuqe dhe një kodër të madhe, imponuese të kuqe në sfond. Më pas janë plazhi me guralecë i Kamarit dhe plazhi i Perisës me rërë të zezë dhe ujë të qetë. Megjithatë, për shkak të terrenit malor, qasja në plazhet e Santorinit nuk është aq e lehtë sa në Mykonos.
Vizitorët në Santorini mund të presin kuzhinë të shkëlqyer. Vendasit kultivojnë shumë perime dhe ishulli është i njohur për verërat e tij të shkëlqyera. Terreni shkëmbor, i pjerrët, vullkanik është ideal për vreshta, dhe verërat lokale janë të njohura në mbarë botën. Prandaj, ushqimi në Santorini është përgjithësisht i freskët dhe i lehtë mesdhetar, dhe shërbimi është i ngrohtë dhe miqësor./abcnews.al
Anulohen procedurat gjyqësore në rastin kundër Trumpit për z...
Osmani takon kryetaren e Parlamentit Evropian, diskutojnë pë...
Rusia sulmon me dron shtëpinë e ambasadorit të Estonisë në K...
Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, plagoset një person
Termokosi shpërndan faturat këtë fundjavë
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...