Më shumë se një muaj që kur Bashkimi Europian ka filluar fushatën e saj të vaksinimit kundër Covid-19 dhe mes akuzave për përhapjen e ngadaltë, vendet e varfëra në skajet e bllokut vazhdojnë të jenë ‘duar bosh’.
Ukraina, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë ndër vendet që nuk kanë marrë asnjë ‘dritë jeshile’, shkruan Euroneës, transmeton portali arbresh.info
Disa nga këto vende janë mbështetur te vaksina kineze, e cila po synon që t’i sigurojë ato që të kenë akses te vaksina Covax.
BE ka premtuar 870 milion euro për COVAX dhe 70 milion euro të tjera për të ndihmuar “partnerët e Ballkanit Perëndimor” të sigurojnë doza.
Por, përkundër kësaj, Brukseli ka qenë nën kritika të mëdha për mungesën e perceptuar të ndihmës për vendet fqinje të bllokut.
Bosnja dhe Hercegovina, 3.3 milion banorë, ende nuk i ka dorëzuar asnjë vaksinë COVID-19, në kontrast të fortë me fqinjin e saj, Serbinë. Sarajeva thotë se ishte nga të parët që regjistroi skemën COVAX, por që nga 1 shkurti nuk kishte marrë asgjë.
Gjithashtu, edhe Kosova ende nuk ka marrë asnjë vaksinë, megjithatë, sipas Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, pritet qe 1.8 milionë e banorët e saj të marrin dozat e para nga mesi i muajit shkurt.
“Dozat e para të vaksinave anti-COVID do të mbërrijnë në Republikën e Kosovës në mes të shkurtit dhe ne punojmë shumë”, tha ministri i shëndetësisë Armed Zema. “Deri më tani kemi siguruar pajisjet e ftohjes dhe puna është duke u zhvilluar aspektet teknike”.
“Ne kemi shkruar dhe miratuar strategjinë e imunizimit. Procesi i vaksinimit do të fillojë në përputhje me atë dokument dhe sigurinë e qytetarëve. Ne mbështetemi jo vetëm tek vetja jonë, por edhe tek vendet e rajonit dhe vendet evropiane”, ka theksuar ai.
Kosova regjistroi skemën COVAX në dhjetor dhe pritet të sigurojë doza të mjaftueshme për të vaksinuar 20% të popullsisë së saj.
Në anën tjetër, Maqedonia e Veriut, e cila ka filluar bisedimet për anëtarësim në BE, por që u bllokua nga Bullgaria, nuk ka marrë ende asnjë vaksinë.
Në vend të kësaj, duhet të mbështetet te fqinji i saj, Serbia, e cila është zotuar të përcjellë 8,000 doza nga stoku i saj.
Përkundër numrit në rritje të të infektuarve, vendet e varfëra brenda BE-së vazhdojnë të mbesin me optimiziëm dhe shpresë për ndihmë nga vendet e pasura./arbresh.info/
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...