Google ADS

Vendet e BE-së në KS-OKB: Lartësirat e Golanit nuk janë territor izraelit

17:23 | 27 Mars 2019
Arbresh.info

Pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE), anëtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), kanë deklaruar se Lartësirat e Golanit nuk janë territor i Izraelit dhe se aneksimi i rajonit me përdorimin e forcës është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e përhershëm të KS-OKB-së Franca dhe Britania, si dhe anëtarët e përkohshëm Belgjika, Gjermania dhe Polonia kanë bërë një deklaratë të përbashkët në lidhje me njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi Lartësirat Golan nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në deklaratë thuhet se nuk njihet sovraniteti i Izraelit mbi territoret që ka pushtuar që nga viti 1967, duke përfshirë edhe Lartësirat e Golanit dhe se këto territore nuk i përkasin Izraelit.

“Aneksimi i rajonit me përdorimin e forcës shkel ligjin ndërkombëtar. Deklarata është në kundërshtim me rregullat dhe konventën ndërkombëtare për ndryshimin e njëanshëm të kufirit dhe Konventën e Kombeve të Bashkuara”, theksohet gjithashtu në deklaratë.

Po ashtu thuhet se aneksimi i jashtëligjshëm i Lartësirave Golan nga Izraeli sjell shqetësime se do të shkaktojë probleme rajonale dhe më të mëdha.

Vendimi i parë numër 497 i marrë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) pasi Izraeli aneksoi lartësitë e Golanit në vitin 1981, del kundër pushtimit izraelit dhe thuhet se “Vendimi i Izraelit për të zbatuar ligjet, gjyqësorin dhe administrimin e tij në Lartësirat e pushtuara të Golanit është i pavlefshëm dhe nuk ka vlefshmëri ligjore ndërkombëtare”.

Izraeli prej vitit 1967 mban nën pushtim Lartësirat e Golanit, të cilat janë territor i Sirisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme