Ministrat e vendeve të BE-së të martën u takuan në Luksemburg për të diskutuar gjetjen e një zgjidhje afatgjate për valën e migrimit me të cilën po ballafaqohet Evropa, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur para gazetarëve para fillimit të takimit Dimitris Avramopoulos, Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, tha se situata aktuale në Mesdhe nuk mund të vazhdojë.
“Ne nuk mund të përpiqemi të gjejmë zgjidhje ad hoc. Neve kemi nevojë për mekanizëm afatgjatë”, tha Avramopoulos.
Ai tha se plani i propozuar nga Italia, Gjermania, Franca dhe Malta në takimin e fundit të mbajtur në Maltë muajin e fundit, do të diskutohet gjatë takimit.
Mini-samiti i mbajtur për migracionin arriti një marrëveshje për një sistem të përkohshëm të vendeve që pranojnë azil-kërkues.
Sipas OKB-së, rreth 80 mijë refugjatë dhe emigrantë kanë arritur së fundmi në Evropë në vitin 2019, ndërkaq 1071 kanë humbur jetën ose janë zhdukur gjatë rrugëtimit të rrezikshëm.
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...
Shpërthejnë sërish demonstratat në Gjeorgji, mijëra protestu...
Laurenti thotë se ndihet mirë pas daljes nga shtëpia: U këna...
Theu kutinë për pesë mijë euro, G Bani merr penalizimin nga ...